0.7 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Patriot Krasniqi kërkon shkarkimin e anëtarëve të PDK në KQZ

- Advertisement -

 

Kryetari i Degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si është trajtuar vota e mërgatës në procesin zgjedhor, duke kërkuar shkarkimin e përfaqësuesve të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Scanner.

“Që nga dita e parë, si Kryetar i Degës së PDK-së në Itali, kam kërkuar shkarkimin dhe mosvazhdimin e mandateve të anëtarëve të KQZ-së nga radhët e PDK-së, të cilët kanë dështuar në detyrën e tyre për realizimin e votës së mërgatës dhe mbrojtjen e çdo vote të qytetarëve tanë jashtë vendit,” ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, ky dështim nuk është vetëm teknik, por “është një mosrespektim i sakrificës dhe mundit të mërgatës sonë”.

“Mërgata jonë ka qenë dhe mbetet shtylla e fortë e shtetit të Kosovës: njerëzit që kanë punuar me ndershmëri, që kanë dërguar ndihma, që kanë mbajtur familjet, që kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit,” ka shtuar ai.

Krasniqi theksoi se mërgata nuk kërkon shpërblim, por vetëm të drejtën e tyre për të votuar dhe për të vendosur për të ardhmen e atdheut.

“Çdo vonesë, pengesë apo neglizhencë që ndalon votën e mërgatës, është një goditje ndaj vetë demokracisë. Kush nuk e mbron dhe nuk e garanton këtë proces, nuk meriton të vazhdojë të përfaqësojë qytetarët në KQZ apo në asnjë institucion shtetëror,” ka përfunduar ai.

Krasniqi ka theksuar se Dega e PDK-së në Itali do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi, transparencë dhe ndryshim, në mënyrë që “zëri i mërgatës të mos shuhet kurrë”.

Postimi i plotë:

Që nga dita e parë, si Kryetar i Degës së PDK-së në Itali, kam kërkuar shkarkimin dhe mosvazhdimin e mandateve të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e PDK-së, të cilët kanë dështuar në detyrën e tyre për realizimin e votës së mërgatës dhe mbrojtjen e çdo vote të qytetarëve tanë jashtë vendit.

Ky dështim nuk është thjeshtë teknik – është një mosrespektim i sakrificës dhe mundit të mërgatës sonë.

Mërgata jonë ka qenë dhe mbetet shtylla e fortë e shtetit të Kosovës: njerëzit që kanë punuar me ndershmëri, që kanë dërguar ndihma, që kanë mbajtur familjet, që kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit.

Ata nuk kërkojnë shpërblim – kërkojnë vetëm të drejtën e tyre për të votuar dhe për të vendosur për të ardhmen e atdheut.

Prandaj, çdo vonesë, pengesë apo neglizhencë që ndalon votën e mërgatës, është një goditje ndaj vetë demokracisë.
Kush nuk e mbron dhe nuk e garanton këtë proces, nuk meriton të vazhdojë të përfaqësojë qytetarët në KQZ apo në asnjë institucion shtetëror.

🗳️ Vota e mërgatës është e shenjtë.
Ajo është amanet i atyre që, edhe larg Kosovës, e mbajnë në zemër çdo ditë.
Si degë e PDK-së në Itali, do të vazhdojmë të kërkojmë përgjegjësi, transparencë dhe ndryshim, që zëri i mërgatës të mos shuhet kurrë.

Të ngjashme

Të fundit