7.2 C
New York
Wednesday, November 12, 2025

Buy now

Patriot Krasniqi falënderon Memli Krasniqin: Na frymëzoi me vlera, dinjitet dhe dashuri për Kosovën

- Advertisement -

 

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, një reagim mirënjohës ka ardhur edhe nga Patriot Krasniqi, kryetar i Degës së PDK në Itali, shkruan Scanner.

Në një postim publik, ai ka shprehur respekt dhe emocion për udhëheqjen e Memli Krasniqit, duke e cilësuar atë si vizionare dhe të ndershme.

“Sot, me shumë respekt dhe emocion, dua ta falënderoj z. Memli Krasniqi për udhëheqjen e tij të ndershme, vizionare dhe me zemër në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës dhe vendit tonë,” ka shkruar Patriot Krasniqi.

Ai ka theksuar se gjatë kohës së tij në krye të PDK-së, Memli Krasniqi ka frymëzuar me energji, përkushtim dhe besim se politika mund të bëhet me vlera, dinjitet dhe dashuri për Kosovën.

“Dorëheqja e tij është një akt që tregon pjekuri, përgjegjësi dhe dashuri të sinqertë për partinë dhe vendin,” ka shtuar ai, duke i uruar falënderime për kontributin dhe lidershipin e tij.

Të ngjashme

Të fundit