10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

‘Patjetër’: Maqedonci thotë se Kosova mund t’i bëjë ballë Serbisë pa ndihmën e KFOR-it

- Advertisement -

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së fundi ka deklaruar se Kosova mund t’i bëjë ballë një kërcënimi të mundshëm nga Serbia edhe pa ndihmën e KFOR-it.

Në një intervistë të mërkurën në “KTV”, Maqedonci kur ëshë pyetur nëse mund t’i bëhet ballë Serbisë pa KFOR-in, fillimisht ka thënë “Patjetër”.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se janë përgatitur ushtarët, e madje llogariti edhe në “qytetarë që janë të gatshëm t’iu bashkohen”.

“Patjetër, ne jemi në vendin tonë, ne jemi në tokën tonë, ne po ndërtojmë një ushtri, ne kemi blerë pajisje. Kemi përgatitur ushtarakët tanë, kemi qytetarë të cilët janë me të vërtetë të gatshëm për t’iu bashkangjitur dhe për të mbështetur kapacitetetet tona në çdo rrezik dhe kërcënim. Por, normalisht ne jemi të vetëdijshëm për prezencën e NATO-s në Kosovë dhe do koordinojmë çdo veprim tonin me këtë prezence deri sa ajo të jetë këtu” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Mes tjerash, gjatë kësaj interviste, Maqedonci tha se nuk kanë informacione zyrtare për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova.

“Ne nuk kemi informacion zyrtar për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, dhe të asnjë vendi specifik nga KFOR-i. Vazhdojmë të kemi koordinim me KFOR-in”.

Theksojmë se ministri u komentua shumë para pak ditësh, kur krahasoi fuqinë ushtarake të Kosovës me atë të Francës në një forum ndërkombëtar.

“Kjo administratë në ShBA po përsërit nevojën për më shumë investime në mbrojtje dhe siguri në Evropë. Ndoshta unë vij nga kjo prapavijë. Por unë shoh që Evropa nuk ka bërë shumë për t’i ndërtuar kapacitetet e saj, dhe duke u varur vazhdimisht nga ShBA-ja…Në këtë drejtim, justifikoj kërkesën e administratës Trump për më shumë investime në mbrojtje.

Për shembull, Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion, dhe Franca ende s’e ka këtë” – kishte thënë ai, transmeton Nacionale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit