Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Rike Roçi, u përfol së fundmi se ka nisur një romancë dashurie. Madje u tha se ajo ka nisur pushimet me vëllain e Meriton Mjekiqit, Rinorin.
Lidhur me këto ka reaguar menjëherë Rike, e cila i ka hedhur poshtë këto thashetheme.
Përmes një postimi në “Instastory”, modelja ka sqaruar se pushimet po i shijon me familjen e saj dhe kjo duket qartë nga fotot që ka ndarë me ndjekësit ditë pas dite.
“Më ndodh gjithmonë të lexoj gjëra për veten që as unë vetë nuk i di. Di që jam në Sardenja me pushime, me familjen time. E vërtetuar kjo nga ‘story-t’ që postoj gjithmonë me mbesën time”, ka shkruar ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.