-4.8 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Pati aludime se janë më shumë se miq, Joz Marku sqaron raportin me Valbonën

- Advertisement -

Joz Marku ka disa javë që është përjashtuar nga Big Brother VIP Albania 4.

Kjo pas një deklarate të rëndë që bëri në drejtim të banorit të këtij formati, Gjestit.

E tani ka qenë i pranishëm në disa studio televizive, ku ka folur për të gjitha gjërat brenda.

Mes tjerash, në “Wake Up” ka sqaruar marrëdhënien që ka me konkurrenten Valbona Mhilli.

“Valbonën gjithmonë e kam cilësuar shoqen time, nuk e kam parë kurrë me atë shikimin tjetër. Njiheshim pak, pastaj aty në shtëpi jemi afruar, ka kontribuar në qëndrimin tim në shtëpi”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Neve na lidh një shok i përbashkët, Valbona e ka si vëlla, ky na ka lidhur me njëri-tjetrin”.

Valbona nga ana tjetër një herë tha se Jozi njihet me vëllezërit e saj, e më pas me disa shokë, duke lënë hapësirë të komentohet më shumë ky raport.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit