23.9 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Patatet e skuqura rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2

- Advertisement -

Një studim i ri sugjeron që njerëzit që hanë tre racione patate të skuqura në javë kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar diabetin e tipit 2.

Studiuesit zbuluan se ata që konsumojnë sasi të ngjashme patate të ziera, të pjekura ose pure patatesh nuk janë në rrezik të shtuar.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish, përfshirë një ekspert nga Universiteti i Kembrixhit, donte të hetonte çdo lidhje midis konsumit të patateve dhe rrezikut të diabetit të tipit 2.

Studiuesit analizuan të dhëna nga studimet që monitoruan shëndetin e mbi 205 000 punonjësve të kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara.

Studime të përsëritura mbi dietat e njerëzve u kryen gjatë gati katër dekadave.

Gjatë periudhave të ndjekjes së studimit, u dokumentuan afërsisht 22 000 raste të diabetit të tipit 2.

Patatet e skuqura përmbajnë shumë karbohidrate kryesisht të përpunuara.

Kësisoj, ato futen në kategorinë e ushqimeve të këqija që nxisin mbipeshën.

Trupi i tret ato shumë ngadalë që përkthehet në plogështi, mungesë energjie dhe rrjedhimisht shtim në peshë. Patatet e skuqura përmbajnë shumë kripë.

Një regjim ushqimor i pasur me kripë mund të rrisë rrezikun e tensionit të gjakut.

Ky i fundit, përveç zemrës, dëmton edhe veshkat dhe vështirëson punën e tyre në filtrimin e gjakut.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se një filxhan kafe është thelbësore për mëngjesin e shumë njerëzve në mbarë vendin.

Për shumë prej tyre, janë të nevojshme disa filxhanë në ditë për të përballuar ditën.

Tani, përveçse është mënyra më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes, kërkime të reja kanë zbuluar se kjo pije mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2.

Studiues nga universitete në Korenë e Jugut përdorën të dhëna nga 149 publikime shkencore për të shqyrtuar efektet e kafesë në proceset metabolike që lidhen me zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Të ngjashme

Të fundit