Për katër vjet ka zënë një ulëse të deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Andaj, as deklarimit të pasurisë nuk ka se nga t’i ik.
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh profesor-asistent në Universitetin e Prishtinës, Ardian Gola, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2023 dhe 2024, ka përfshirë dy prona si pasuri të paluajtshme dhe një veturë si pasuri të luajtshme.
Sipas deklarimit zyrtar, Gola është bashkëpronar i një banese me sipërfaqe 116.35 metra katrorë, objekt ky i blerë në vitin 2021 me para të gatshme dhe e cila kap shifrën e 85 mijë eurove.
Po ashtu, ai ka trashëguar në vitin 2016 një lokal me sipërfaqe 42.69 metra katrorë, i cili ka vlerën e 70 mijë eurove.
E të dyja këto prona së bashku, e kapin vlerën e 155 mijë eurove.
Ndërsa si pasuri të luajtshme, kandidati për kryetar të Gjakovës nga LVV-ja në zgjedhjet lokale të 2025-ës, Ardian Gola, ka deklaruar një veturë të tipit Mercedes-Benz, e blerë në vitin 2021 me para të gatshme e me vlerën 7 mijë e 500 euro në 2023-ën. E në deklarimin e pasurisë në 2024-ën, kjo shifër u zvogëlua në 7 mijë euro.
Se çka ka tjetër të deklaruar ai dhe bashkëshortja e tij, mësojeni përmes kronikës së mëposhtme: