17 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Pastroni gëlqeren në kokën e dushit me këto dy produkte kuzhine

- Advertisement -

Është e lehtë ta neglizhoni kokën e dushit gjatë pastrimit të banjës, por ajo ka nevojë për kujdes si çdo pjesë tjetër. Me kalimin e kohës, mineralet që përmban uji i fortë mund të krijojnë depozitime brenda kokës së dushit, të cilat çojnë në formimin e gurëve të ujit dhe ndryshkut.

Këto depozitime jo vetëm që dëmtojnë funksionimin e dushit, por gjithashtu krijojnë një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e baktereve dhe mykut, duke ulur higjienën e përgjithshme të banjës suaj.

Fatmirësisht, sipas ekspertëve të pajisjeve në Showery, ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë dhe efektive për të pastruar kokën e dushit në thellësi – dhe për këtë ju nevojiten vetëm dy përbërës që i gjeni në kuzhinën tuaj.

Përbërësit natyralë që bëjnë mrekulli, sipas ekspertëve

Soda e bukës (bicarbonate) është një përbërës natyral me veti gërryese, i cili ndihmon në heqjen e depozitave minerale dhe papastërtive.

Lëngu i limonit është një pastrues natyral me veti acide. Ai është më i butë se uthulla dhe mund të shpërbëjë depozitat e gurëve të ujit dhe ndryshkut pa dëmtuar pjesët e gomës në kokën e dushit. Për më tepër, lë limoni një aromë të freskët dhe të këndshme.

Si ta pastroni kokën e dushit – hapat e thjeshtë

Përgatitja e pastës pastruese

Përzieni sodë buke me pak lëng limoni derisa të krijohet një pastë e trashë.

Aplikimi i pastës

Lyejeni kokën e dushit me këtë pastë, duke u përqendruar tek zonat ku shihen njolla ose depozitime minerale.

Lërjani kohës të veprojë

Lëreni pastën të qëndrojë për 15 deri në 20 minuta, që të ketë kohë të shpërbëjë ndotjet dhe gurët e ujit.

Fërkimi dhe shpëlarja

Përdorni një furçë dhëmbësh për të fërkuar butësisht grykat e kokës së dushit dhe pastaj shpëlajeni mirë me ujë të pastër.

Të ngjashme

Të fundit