18 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

“Pastrimi” paralajmëron procedura përmbarimore ndaj konsumatorëve nga 1 tetori

- Advertisement -

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se duke filluar nga 1 tetori, të gjithë konsumatorët që nuk kanë shlyer detyrimet e tyre për pagesën e faturave të shërbimit të mbeturinave do të përballen me procedura përmbarimore përmes përmbaruesve privatë.

Në komunikatën për media thuhet se ky hap ndërmerret për të rritur efikasitetin në mbledhjen e të hyrave dhe për të siguruar një shërbim më cilësor për qytetarët e kryeqytetit dhe më gjerë.

“KRM “Pastrimi” Sh.A. njofton të gjithë konsumatorët se duke filluar nga data 1 tetor 2025, të gjithë debitorët që nuk kanë kryer pagesën e faturave për shërbimin e mbeturinave do të procedohen përmes përmbaruesit privat, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky hap ndërmerret me qëllim të rritjes së efikasitetit në mbledhjen e të hyrave dhe garantimit të një shërbimi më cilësor për qytetarët. Konsumatorët mund të kryejnë pagesat e faturave në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë përmes këtyre kanaleve: RIA Posta e Kosovës Platforma E-Kosova Drejtpërdrejt në sportelet e KRM “Pastrimi” Sh.A. KRM “Pastrimi” Sh.A. fton të gjithë konsumatorët që të kryejnë obligimet e tyre me kohë, në mënyrë që të shmangin procedurat përmbarimore dhe të kontribuojnë në një qytet më të pastër e më të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit