Kryetarët e komunave ku operon ndërmarrja rajonale “Pastrimi” kanë diskutuar edhe për idenë e shuarjes së saj. Në vend të kësaj, u mbështet propozimi për ndarjen e saj në njësi lokale komunale, ku secila komunë do të ketë një ndërmarrje të vetën që buron nga struktura ekzistuese.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Prishtinë, ky model kërkon koordinim me nivelin qendror dhe nuk është zgjidhje e menjëhershme. Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka dorëzuar kontratën e re për “Pastrimin”, e cila përgjysmon shërbimet e saj në kryeqytet, duke i lënë vetëm 1/3 e territorit për mbulim.
Situata me menaxhimin për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, mblodhi kryetarët e komunave në të cilat operon Ndërmarrja “Pastrimi”.
Të gjithë, sipas nikoqirit të takimit, u pajtuan për pakënaqësitë mbi ndërmarrjen por, shuarja e saj s’ishte opsion.
Megjithatë, një propozim e mori marrë miratimin e të gjitha palëve.
Njëra prej modeleve që është diskutuar dje ka qenë alternativa që nga ndërmarrja “Pastrimi” të ketë ndarje në njësi komunale, jo të rrezikohen vendet e punës dhe ndërmarrja në tërësi por të kemi nga kjo ndërmarrje regjionale e krijuar nga komunat, me një shprehje të vullnetit prapë nga komunat të cilat janë aksionare, të kemi ndarje në ndërmarrje lokale, secila komunë ta ketë të vetën por me burim nga “Pastrimi”. Është proces që kërkon bashkërendim me nivelin qendror sepse s’mund as të shuhet e as të krijohet ndërmarrje e re. S’është zgjidhje e shpejtë, por mbetet modeli më i mirë”, ka deklaruar Bekim Brestovci, Drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë.
Nga takimi, u kuptua se çështje diskutimi ishte edhe barra e personelit brenda ndërmarrjes për çka, Brestovci deklaroi se nevojitet një rikonstruktim i administratës së “Pastrimit” e cila sipas tij, po shkakton barrë financiare me punëtor të panevojshëm.
Gjatë të mërkurës, Komuna e Prishtinës ka dorëzuar për nënshkrim kontratën e re të “Pastrimit”, e cila ia përgjysmon shërbimin.
“Sot po ia ridërgojmë “Pastrimit” kontrarën prej 1.5 milionë euro për punë të veçanta e njoftuar që nga fundi i 2024, kjo punë ka të bëjë me grumbullimin e mjeteve sipërfaqësore në sipërfaqet publike. Konform situatës së krijuar ku kemi kontraktuar dy operator, do i ofrojmë 1/3 e regjionit të Prishtinës për të ofruar shërbim”, ka deklaruarBrestovci, raporton Dukagjini.
Javët në vazhdim, në seancat e kuvendit komunal do jetë pjesë edhe pika për subvencionimin e punëtorëve të “Pastrimit”, çka Brestovci deklaroi se do t’i mundësoj komunës të ndihmojë punëtorët.
“Pastrimi” aktualisht, vepron në Prishtinë, Obiliq, Fushë-Kosovë, Drenas dhe Podujevë.
Një përgjigje, televizioni ka tentuar ta marrë nga kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.