32.5 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

“Pastrimi” kthehet në terren, rifillon punën

- Advertisement -

Kjo kompani bën me dije se puna ka rinisur të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë, duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe më të ngarkuara me mbeturina.

“Ekipet tona janë të angazhuara me kapacitete të plota për të rikthyer pastërtinë dhe higjienën në hapësirat publike sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Pastrimi” mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të ofruar shërbime të rregullta dhe cilësore, duke u udhëhequr nga përgjegjësia publike dhe respekti ndaj qytetarëve.

“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë, si dhe kërkojmë bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e pastërtisë së përbashkët”, theksohet në një njoftim të saj.

Të ngjashme

Të fundit