Teologia Fehmie Gashi ka shpjeguar në “Weekend” në Klan Kosova se ndalesat që e prishin agjërimin janë haja, pija dhe marrëdhëniet seksuale.
Ajo theksoi se në rast se dikush mbetet pa u pastruar pas marrëdhënies seksuale deri në syfyr, por ka arsye të justifikueshme, mund të pastrohet pas disa orësh dhe agjërimi i tij është i pranueshëm.
“Ndalesat që e prishin agjërimin, është haja, pija dhe marrëdhniet seksuale. Nëse dikush mbetet pa u pastru edhe deri në syfyr, e ka të lejueshme nëse ka arsye të justifikueshme, të pastrohet dy tre orë, pastaj”.





