Ukraina ka pësuar dëme me vlerë prej 10 miliardë dollarësh (7.62 miliardë paund) në infrastrukturën e saj që prej fillimit të pushtimit rus të vendit, njoftojnë autoritetet ukrainase, shkruan Skynews.
Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha se vlerësimi i fundit mbulon dëmet që nga fillimi i pushtimit rus të vendit 24 shkurt deri ditën e djeshme 6 mars.
Kjo vjen pasi ministria e brendshme e vendit tha se 4,000 njerëz janë ende për tu evakuuar nga periferitë e Kievit, përcjell abcneës.al.
“Rusia po bën gjithçka që mundet për të parandaluar korridoret humanitare”, shtoi ai
Sot në mëngjes, gjashtë korridore humanitare u hapën në Ukrainë, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.
Kjo pasoi një armëpushimi të rënë dakord për të ndihmuar civilët të evakuohen në mënyrë të sigurt nga qytetet e Kievit, Mariupol, Kharkiv dhe Sumy./abcnews,al