4.4 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, kryetari i Bujanocit: Duhet të kthehet gjendja para 2011-tës

- Advertisement -

Një seancë e posaçme dëgjimore u mbajt ditë më parë në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, ku temë kryesore ishin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Amerikanët janë në dijeni edhe të zhvillimeve të Luginën e Preshevës, sidomos rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

Lidhur me këtë zhvillime sot në edicionin më të ri të Info Magazine Bardhyl Pajaziti, kryetari i Bujanocit.

Pajaziti këtë e quajti lajm të mirë, ndonëse tha se është e vonuar.

Sipas tij, deri më tani janë pasivizuar diku 8 mijë adresa të shqiptarëve.

“Dhe çka do të ndodh në të ardhmën për këta shqiptarë? Dhe se nëse nuk kthehet gjendja para vitit 2010-të, edhe nëse ndalet pasivizimi nuk mund të jemi të kënaqur. Edhe ashtu një ditë pasivizimi do të ndalet, pasi që populli shqiptarë nuk pasivizohet”, deklaroi Pajaziti.

Të ngjashme

Të fundit