8.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Pasi u pensionua nga futbolli, Ozil i hyn politikës

- Advertisement -

Ish-futbollisti i kombëtares Gjermane, Mesut Ozil ka marrë një drejtim tjetër.

Pasi kishte vendosur të pensionohej nga futbolli, Ozil ka vendosur t’i hyjë politikës, duke ju bashkuar partisë së presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

Ai u emërua në Bordin Qendror të Vendimeve dhe Menaxhimit të Partisë në pushtet AK (AKP) gjatë një kongresi të partisë të dielën.

Ozil, kishte marrë kritika në Gjermani shkaku i mbështetjes së tij ndaj presidentit turk, ku rezultoi edhe me tërheqjen e tij nga kombëtarja Gjermane pas Botërorit 2018.

Disa politikanë gjermanë kishin vënë në dyshim besnikërinë e Ozilit ndaj Gjermanisë, ku kishin sugjeruar në atë kohë se ai të tërhiqej nga “Die Mannschaft” përpara Kupës së Botës 2018.

Ozil, njihet si një nga mesfushorët ofansiv më të mirë të shekullit 21 ku luajti për Schalken, Werder Bremenin, Real Madridin, Arsenalin, Fenerbahçen dhe së fundi për Basaksehirin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit