Adriatik Berisha mjeku kosovar shoqëroi dje ish-presidentin Thaçi gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Berisha sot në një intervistë foli rreth gjendjes shëndetësore të babait të ish-presidentit.
Ai tha se babai i ish-presidentit ka disa probleme shëndetësore.
Unë mendoj që pacienti në fjalë ka shumë probleme shëndetësore ndoshta është faktor edhe mosha dhe sëmundjet tjera dhe ai pacientë e meriton me i pas afër krejt familjarët”, deklaroi doktori.
Teksa u pyet se çfarë foli me ish-presidentin ai nuk pranoi të fliste.