21.6 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Pasi ShBA-ja ofroi 50 milionë dollarë për arrestimin e tij, presidenti venezuelas i reagon Trumpit: “Eja po të presë në Miraflores

- Advertisement -

Pasi SHBA-të njoftuan se kanë ofruar shumë të majme për kapjen dhe arrestimin ose ekstradimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, ky i fundit ka reaguar ashpër ndaj presidentit amerikan.

Ky veprim i fundit nga Shtetet e Bashkuara vjen si pjesë e një fushate të ashpër ndaj atyre që Uashingtoni i konsideron si kërcënime serioze ndaj sigurisë ndërkombëtare dhe rendit global.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi, njoftoi se qeveria amerikane ka vendosur të dyfishojë shpërblimin për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin ose ekstradimin e Nicolas Maduros.

Shuma e re, plot 50 milionë dollarë, e bën atë një nga figurat më të kërkuara në botë nga drejtësia amerikane.

E presidenti venezuelas reagoi ashpër gjatë fjalimit të tij duke akuzuar rëndë  homologun amerikan për të cilin tha se e pret në Miraflores.

“Eja për mua, do të presë këtu në Miraflores, mos u vono – frikacak”, tha Maduro në fjalimin e tij në të cilin vazhdimisht fliste me ton të lartë.

Të ngjashme

Të fundit