7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Pasi Sara Gjordeni tha se babai tentoi ta helmonte dhe rrëmbente, reagon i ati i modeles: Nuk e prisja nga vajza ime

- Advertisement -

Babai i modeles Sara Gjordeni ka reaguar pas akuzave të ish-banores së Big Brother Vip, e cila ka pretenduar se i ati ka tentuar ta helmonte dhe ta rrëmbente kur ishte fëmijë.

Artur Gjordeni, i cili mban në dorë një foto të Sarës ku ishte fëmijë, ka treguar se është ndarë nga e ëma e Sarës, për shkak se ajo e tradhtonte duke hedhur poshtë akuzat e modeles se ka djegur banesën e tyre dhe se i ka nxjerrë nga shtëpi.

Ai shprehet se nuk e priste këtë nga vajza e tij, duke shtuar se “Sara flet kështu se e ka mësuar e ëma”.

“Babai mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Për arsye se më tradhtonte edhe e kam kapur vetë. Jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenin po e jap këtë intervistë se nuk e prisja këtë nga vajza ime. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerrë nga shtëpia.

Mbasi lindi Sara kemi vajtur me shtëpi më Kuçovë në shtëpinë e një kushëriri. Me vonë ai më lajmëroi se donte t’ja lëshoja shtëpinë. Erdhi tezja e Sarës dhe na la ajo shtëpinë e saj. Unë kam qenë punonjës Policie dhe po ti kisha bërë këto gjëra do më kishin marrë policia direkt. Çfarë shtëpie kam djegur dhe kur e kam lënë jashtë me të ëmën? Unë jam rritur jetim, Sara ka lindur në fshat këtu ka qenë tre muajshe. Mbas katër muajsh kemi vajtur në Kuçovë. Kurse Sara e përgënjeshtron që thotë babain nuk e njoh. Unë e mbaj në portofol vajzën, me këtë foto u prezantua në Big Brother. Ajo flet kështu se e ka mësuar e ëma”, tregon ai në një video të publikua nga TVA NEWS.

Rrëfimi i Sara Gjordenit

Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni ka shokuar me rrëfimin e saj, teksa tregoi kalvarin e vuajtjeve nga mosha 2-vjeçare.

Modelja dhe ish-Missi ka rrëfyer se pasi gjykata i dha kujdestarinë e saj të ëmës, i ati ka reaguar shumë keq dhe kur ishte 4-vjeçe tentoi ta helmonte, duke u shprehur se “për pak kam humbur jetën”.

Gjithashtu tregoi se i ati tentoi ta rrëmbente tek shtëpia e gjyshërve, ku u rrit pasi e ëma u largua në emigrim dhe e ka shantazhuar me adresa në rrjetet sociale.

Im atë është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmonë ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq.

Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeçe. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën. Ka shkuar nga mali për në Greqi, ai që e ka çuar ka kaluar nga territori Kosovës.

Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”, ka rrëfyer mes lotësh në “Ftesë në 5”.

Sara Gjordeni ka treguar se nuk ka qenë fëmijë i vetëm, por ka pasur dy vëllezër që kanë ndërruar jetë, sipas saj, “nga pakujdesia e mjekëve”.

Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Vëllezërit kanë humbur jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”– rrëfeu modelja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit