6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Pasi PDK publikoi skandalin e LVV-së në Gjilan, drejtoresha e Buxhetit dhe Financave, Herolinda Murati-Leka, jep dorëheqje

- Advertisement -

Drejtoresha e Buxhetit dhe Financave në Komunën e Gjilanit, Herolinda Murati-Leka, ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme, duke e cilësuar situatën institucionale në komunë si të papranueshme dhe të pasigurt..

Përmes një letre, ajo shpjegon se pas një periudhe të gjatë të krizës qeverisëse dhe pasigurisë, vendosi që të largohet nga detyra, duke përmendur si arsye bllokimin e miratimit të buxhetit për vitin 2025 dhe veprime të papranueshme ndaj saj nga persona të paidentifikuar.

Murati-Leka thotë se Komuna e Gjilanit është në një krizë të thellë, për shkak të mungesës së një shumice funksionale në Kuvendin Komunal, gjë që ka çuar në pamundësinë e realizimit të projekteve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

 

“Prej disa muajsh, Komuna e Gjilanit është duke kaluar një krizë të thellë qeverisëse, si pasojë e mungesës së një shumice funksionale në Kuvendin Komunal. Kjo ka sjellë bllokimin e miratimit të buxhetit për vitin 2025, duke pamundësuar realizimin e projekteve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë. Ndonëse kam paralajmëruar publikisht në mbledhjen e Kuvendit Komunal mbi problemet e mundshme që do të mund të ndodhnin nga mënyra se si është votuar draft-buxheti për vitin 2025, kjo gjë nuk mori vëmendjen tuaj. Në një situatë të tillë, puna ime si drejtoreshë është bërë e pamundur dhe krejtësisht e pakuptimtë“, thuhet në letrën e saj.

Ajo përmendi edhe një incident të fundit, kur dyshohet se persona të paautorizuar kanë hyrë në zyrën e saj gjatë kohës kur ajo nuk ishte në punë, duke e cilësuar këtë veprim si një shenjë të pasigurisë institucionale.

Drejtoresha, e cila ka shërbyer në këtë detyrë, shprehet e bindur se nuk mund të kontribuonte më në një ambient të tillë, ku vlerat institucionale dhe etika qeverisëse janë të kërcënuara.

“Për këto dhe shumë arsye të tjera, kam marrë vendimin për të dërguar dorëheqjen time të parevokueshme, e bindur se në një ambient të tillë nuk mund të kontribuoj në mënyrë profesionale, të ndershme dhe të efektshme në të mirë të qytetarëve”.

Ajo shprehu falenderime për bashkëpunëtorët e saj dhe qytetarët e Gjilanit për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë periudhës në detyrë.

Trondit PDK-ja në Gjilan: Aktivistët e VV-së ia ndërruan cilindrin zyrës së drejtoreshës së buxhetit

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit