7.6 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Pasi Kurti lëshoi para për RTK’në, drejtori Gërvalla sulmon mediat tjera- i quan të oligarkëve dhe hibride

- Advertisement -

Gërvalla është shprehur me gjuhën e pushtetit, duke tentuar ta lidhë këtë situatë me mediat e tjera.

“Ndërkohë që “gjuetarët” politikë bënin thirrje për t’u bashkuar në partitë e tyre, kritikonin procesin vullnetar për zgjidhje dhe luteshin për dështimin tonë duke u bërë pengesë, ata kërkonin t’ua lënë publikun mediave të oligarkëve dhe mediave hibride. Por ju zgjodhët një rrugë krejt tjetër: rrugën e besimit kolegial, të urtësisë dhe të përgjegjësisë profesionale. Kjo tregon jo vetëm karakter, por edhe standard. Tregon se RTK nuk mbahet në këmbë nga zhurma e jashtme, por nga puna e brendshme, nga secili prej nesh”, deklaroi Gërvalla.

“Ju falënderoj sinqerisht që nuk u tundët nga provokimet, nga neglizhenca apo nga ata që duan mbylljen e RTK-së në emër të kinse mbrojtjes së saj, duke u fshehur pas titujve si avokues të mediave apo maskave të “mbrojtjes së gazetarëve”. Ju nuk lejuat që agjenda të huaja të ndikojnë në punën tonë dhe çdo sfidë e kthyet në motivim për të punuar edhe më mirë. Kjo është arsyeja pse RTK vazhdon të mbetet një institucion i besuar publik: sepse ju e mbani në këmbë me profesionalizëm, me përkushtim dhe me etikë”.

Të ngjashme

Të fundit