24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

“Pasi iu dha qetësues djali vdiq”, polica nis hetimet për një vdekje të dyshimtë në Skenderaj

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Vdekje e dyshimtë” që ka ndodhur dje në Skenderaj.

Sipas njoftimit një baba ka kërkuar ndihmë mjekësore për djalin e tij të sëmurë, por pasi kanë shkuar në shtëpinë e tij nuk i është hapur dera.

Më vonë kanë shkuar përsëri ekipa mjekësore së bashku me policinë dhe i është dhënë qetësues djalit të sëmurë, pas kësaj atij iu ishte vështirësuar frymarrja dhe ka vdekur.

“Rreth orës 07:00, ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar një ekipi mjekësor që të shkojë në shtëpinë e tij dhe t’i jepet ndihme mjekësore djalit të tij pasi ishte i sëmurë mental. Dy njësi policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në shtëpinë e tij, dhoma e personit ishte e mbyllur me çelës nga brenda. Derisa policia dhe ekipi mjekësor kanë provuar të komunikojnë me të, i njëjti nuk ka pranuar të komunikojë me ta. Pas kësaj policia dhe ekipi mjekësor janë larguar nga ai lokacion. Rreth orës 09:40 në Stacion Policor është paraqitur prapë ankuesi pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor. Rreth orës 09:45 të dy njësitë policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar prapë në atë lokacion ku nga ekipi mjekësor i është dhënë një qetësues, por pas disa minutave personit iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrja”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i njëjti kishte pësuar sulm kardiak dhe trupi i tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë

“Është dërguar në QKMF Skenderaj për trajtim, por mjeku kujdestar rreth orës 09:50 ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak. Në QKMF Skenderaj ka dalë patrulla policore dhe njësiti i hetimeve të stacionit dhe njësiti i hetimeve rajonale. Rreth orës 12:37 ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe e dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë”, njoftoj policia përmes raportit 24 orësh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime./Insajderi,org/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit