28.7 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Pasi i gjuajtën me plumba e shok-bomba, serbët tash luajnë me litar me ushtarët e KFOR-it (Video)

- Advertisement -

Kur ka kaluar më shumë se një javë nga nisja e protestave në veri, situata të ndryshme janë shkaktuar atje.

Të hënën e kaluar ushtarët e KFOR-it u sulmuan me armë, shok-bomba e mjete të forta nga grupet kriminale.

Megjithatë, situata duket të ketë ndryshuar së fundmi.

Serbët në Leposaviq janë parë duke luajtur me litarë me disa pjesëtarë të KFOR-it, raportojnë mediat serbe.

Sipas videos së publikuar, në këtë garë fituan serbët vendas.

Këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviq për më shumë se 45 vjet, sipas mediave lokale.

Të ngjashme

Të fundit