Këngëtaret e njohura, Tayna dhe Dafina Zeqiri janë ndër artistet më ta dashura për publikun.
Tayna dhe Dafina kohë më parë kanë publikuar bashkëpunimin e tyre “Bye Bye”.
Pas këtij bashkëpunimi artistet nuk flasin më me njëra tjetrën, dhe arsyeja nuk dihet akoma.
Në koncertin e saj të fundit, Tayna e zhduku Dafinën nga teksti teksa këndoi” Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”, në vend të “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”.
Dafina i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë duke bërë të njëjtin veprim. “Kërkush mo, veç Dafina e Dafina”, ka kënduar ajo.