9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Pasi e ‘lavruan’ trotuarin e lagjes, ‘zhduken bagerat’ e Përparim Ramës

- Advertisement -

Rreth 35 milionë të ndara për investime kapitale i kanë teptuar komuës së Prishtinës në vitin 2023.

Kjo tepricë e madhe e milionave, kishte ‘zgjuar nga gjumi’ parinë e kryeqytetit, të cilët në fund të vitit që lamë pas kishin ‘ndezur motorët’ duke filluar punimet në shumë lagje të Prishtinës, raporton gazeta10.

Muaji dhjetor i vitit 2023 ishte dinamik për komunën e Përparim Ramës, ndërsa punimet nuk u ndalnin as në temperature të ulëta.

Punimet me itensitet të lartë në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar për rregullimin e trotuarëve dhe platove kishin filluar edhe në lagjen Bregu i Diellit të Banesat e Bardha.

‘Bagerat’ punonin edhe në në mot me shi e në temperature të ulëta.

Mirëpo me ndrrimin e motmotëve, këto punime janë stagnuar.

Bedri Gashi banor në këtë lagje thotë për Gazeta10 se ka disa javë që nuk është kryer asnjë punim në këtë lagje.

“Para Vitit të Ri edhe në temperautra të ulëta punojshin, tash ka disa javë që nuk kanë lëvizur kurgjë. Ne po e kemi vëshitrë të kalojmë këndej më fëmijë pasi kur po bie shi po bëhet krejt lloq”, ka thënë Gashi.

Ankesa për gjendjen e në këtë lagje ka edhe banori Afrim Krasniqi. “Si me lavru tokën e kanë bë. Nuk po muj fëmijët me i qu të lodrat prej baltës”, ka thënë ai.

Gazeta10 kishte raportuar me hërët për punimet intensive në këtë lagje në muajin e fundit të vitit 2023, por gjatë muajit janar të këtij viti janë pezulluar këto punime. Aty nuk shihet asnjë lëvizje e kompanisë së kontraktuar nga Komuna e Prishtinës.

Gazeta10 sjell disa fotografi nga gjendja në këtë lagje

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit