Aktorja Vanessa Hudgens e ka treguar barkun e saj për herë të parë në një tapet të kuq prej kur ka treguar se është shtatzënë.
Të dielën, 35-vjeçarja e shfaqi barkun e saj me një fustan të zi të hapur me shpatulla në festën e Oscar-it të Vanity Fair 2024, e cila zbuloi gjithashtu këmbët e saj dhe të brendshme të zeza.
Hudgens plotësoi pamjen e saj të guximshme me vathë ari, taka të zeza dhe flokë të kthyer në kaçurrela me volum të lartë.
Kjo paraqitje e saj erdhi menjëherë pasi ajo bëri të ditur se është shtatzënë në Oscars 2024, shkruan People.