Profesori dhe njohësi i politikës së jashtme, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas lajmit se kryetari i Listës Guxo në Gjermani, Berlind Gajraku, do të paguhet nga 1 mijë euro, për dhjetë muaj me radhë, nga Ministria e Jashtme.
Hamiti në profilin e tij në Facebook shkruan kështu:
“E kanë katandisur rëndë Ministrinë e Jashtme, diplomacinë e Kosovës. Tash po e zhvasin buxhetin e Kosovës. Nuk po e konsumojnë pushtetin, po duan ta hanë shtetin. Edhe ashtu të përkohshëm po e shohin”.