Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, është fotografuar këtë të diel së bashku me vajzën e saj, në Los Angeles.
55-vjeçarja, e cila është në proces divorci me Ben Affleck, u shfaq në publik e veshur mjaft thjeshtë por bukur dhe elegante si gjithmonë. Madje ajo mbante në dorë edhe një lëpirëse.
Lopez kishte zgjedhur që flokë t’i mbante të lidhura, teksa balluket i binin në sy.
Ndërkohë mbante veshur një këmishë ngjyrë bezhë me kopsa, mëngët e së cilës i kishte përveshur. Por ajo ‘ngacmonte’ me dekoltenë e saj pasi kishte lënë disa kopsa të hapura.
Veshjen e kishte kombinuar me një palë xhinse të gjëra dhe çizme me plaftormë ngjyrë kafe. Gjithashtu ylli i muzikës mbante një palë vathë të mëdhenj, të imët prej si dhe një palë syze dielli.
Ndërkohë e bija 16-vjeçare, Emme, kishte veshur një bluzë vintage, një xhaketë me zinxhir.
Ndërkohë binjaku i saj, Max, mungonte në këtë dalje publike. Lopez ka dy binjakët me ish-bashkëshortin e saj, Marc Anthony, me të cilin u martua menjëherë pas fejesës së saj të anuluar me të fejuarin Ben në vitin 2004.
Kujtojmë se pak ditë më parë, në Ditën e Falenderimeve, Ben Affleck u shfaq me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, teksa ndihmonin në ushqimin për të pastrehët.