Gazetari, Ilir Mirena, në “Pressing” të T7, ka folur për dorëheqjen e Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të PDK-së.
Ai tha se ka parë shumë fjalë të mëdha për Krasniqin pas dorëheqjes, por shton se askush nuk ia pranoi sukseset deri tash.
“Sot unë pash shumë postime, gjithë anët. Prej militantëve të PDK-së, aktivistëve, fjalët më të mira duke i thënë. Por tash me ndalë me mendu, ku ishti deri sot, që nuk ia kanë pranu asnjë sukses”, tha Mirena.






