Fokusi i merkatos së Real Madrid është kthyer nga Gjermania. “Los Blancos” po kërkojnë për një numër 9 që do të zëvendësojë gradualisht Karim Benzema.
Francezi po shijon një rini të dytë në “Santiago Bernabeu”. Por 35 vitet mbi supe nuk premtojnë edhe shumë sezone në nivele të larta.
Le10Sport raporton se presidenti Perez ka piketuar Randal Kolo Muani si pasardhësin e Topit të Artë 2022 dhe kapitenit të Realit.
24-vjeçari po shkëlqen tek Eintracht Frankfurt. Këtë sezon ka shënuar 13 gola në Bundesliga, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë pas Fullkrug (16) të Werder Bremen.
Kolo Muani kërkohet edhe nga disa klube të ndryshme të Premier League, ndërkohë që për të ka interesim edhe nga PSG-ja.