30.6 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Pasagjeri i linjës Londër-Prishtinë kapet në aeroport me mbi 11 mijë euro

- Advertisement -

Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka vazhduar me zbatimin e planit operativ, me qëllim të kontrollit të pasagjerëve në linjën Londër–Prishtinë dhe anasjelltas.

Ky operacion ka për qëllim parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve të tjera ligjore.

“Së fundmi, një pasagjer është kapur duke transportuar mjete monetare mbi shumën e lejuar, konkretisht 9,500.00 £ (rreth 11,033.00 €)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas procedurave ligjore në fuqi, 25% e shumës janë konfiskuar.

Të ngjashme

Të fundit