11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Pas Zybës edhe Kurti e VV-së i linçon mediet: Ndreq ditën, prish natën

- Advertisement -

Pas deputetit të Vetvëndosjes, Salih Zyba i cili linçoi ndaj disa gazetarëve e analistëve, tash edhe deputetja tjetër e këtij subjekti, Tinka Kurti është hedhur në sulm ndaj mediave dhe studiove televizive.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka aluduar se në studio televizive gjatë natës po prishet ajo që po “ndreqet ditën” nga puna e Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se po në këto studio, të cilave nuk ia ka përmendur emrat, ka thënë se dikur u lartësonin gënjeshtrat dhe tani ato po përpiqën t’i mbysin të vërtetat, në po këto studio televizive.

Shkrimi i saj:

Ndreq ditën, prish natën.

Gjatës ditës në Bruksel, Bashkimi Evropian merr vendim për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, pas suksese të qeverisë në luftim të krimit dhe korrupsionit. Në mbrëmje në Prishtinë në studio televizive qytetarëve iu flitet për “afera korruptive” të qeverisë.

Gjatës ditës në Strasburg, Këshilli i Evropës pranon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë që në thelb e ka demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Në mbrëmje në Prishtinë në studio televizive qytetarëve iu flitet se si zgjedhjet ishin dështim dhe improvizim i demokracisë.

Të njëjtit dikur i lartësonin gëshnjeshtrat. Sot përpiqen t’i mbysin të vërtetat.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit