5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Pas vitesh pritjeje, Rihanna rikthehet të premten

- Advertisement -

Rikthimi i shumëpritur i Rihanna-s në muzikë ka një datë dhe nuk është aspak larg. Sipas mediave të huaja, zëri i yllit të popit do të dëgjohet të premten në kolonën zanore të filmit “Black Panther: Wakanda Forever”.

Marvel Studios ka postuar një video të shkurtër për të ngacmuar admiruesit ku në fjalën “Forever” shkronja “R” del veçmas, së bashku me datën 28 Tetor 2022. Në video shfaqet vetëm shkrimi “Wakanda Forever”.

Materiali është publikuar vetëm një javë pas fjalëve se Rihanna do të ketë dy këngë në kolonën zanore të pjesës së dytë të filmit.

Albumi i fundit i saj, “Anti” u publikua në vitin 2016, ndërsa kënga “Wild Thoughts”, një bashkëpunim me Drake, e cila doli në 2017, ishte ajo që shënoi edhe pushimin e këngëtares. RiRi i ka ngacmuar shpesh fansat për këngë të reja, hera e fundit ka qenë në Shtator, por iu ka kërkuar ta lënë  të marrë kohën e saj.

Ky rikthim vjen edhe me një ngjarje tjetër të madhe, shfaqja në Super Bowl 2023 më 12 Shkurt, ku është konfirmuar se Rihanna është përzgjedhur për ngjarjen më të rëndësishme sportive në SHBA.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit