11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Pas videos që u bë virale, reagon Megi Pojani: “Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia

- Advertisement -

Një video e Megi Pojanit që është bërë virale ditën e sotme, në varreza, ka shkaktuar reagimin e shumë personazheve publikë, mes tyre edhe të Rozana Radit, teksa të gjithë kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me pamjet që u shfaqen dhe për mënyrën si janë ndjerë e rëndesën emocionale që i shkaktoi. Disa me fjalë më të kujdesshme, disa të tjerë në mënyrë pak më të ashpër, si personazhe, ashtu edhe njerëzit në rrjetet sociale kanë bërë tv ditur mendimin e tyre në lidhje me video-n, cka ka sjellë edhe reagimin e vetë Megit disa minuta më parë.

Kështu, me anë të një postimi në Instagram, moderatorja e “Big Brother Fan Club”, ka shprehur keqardhjen për veprimet e saj në video. Ajo ka shpjeguar se ka qenë në varrin e stërgjyshes ku shpesh shkon për ta larë e për të vendosur lule dhe ajo cka u pa të bëjë në video është mënyra si zgjedh të komunikojë me të e si bën mamanë e saj për të qeshur, kur ngarkohet emocionalisht teksa ndodhet aty.

Megi thotë se kjo është “mënyra e saj”, ndërsa kërkon ndjesë ndaj kujtdo që është prekur nga pamjet dhe është koshinete se sa mund ta lëndojnë dikë veprimet e saj. Në fund Pojani shpreson që njerëzit të mos keqkuptojnë kush është ajo në të vërtetë dhe kush është në rrjetet sociale dhe lutet në mirëkuptimin e atyre që e mbështesin.

https://www.instagram.com/p/Cra87GXt091/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit