Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media në ora 10:00, një orë para mbajtjes së seancës konstituive, raporton Periskopi.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënës i VV-së, Arlind Manxhuka.
Në njoftim, ai tha se në konferencë do të deklarohen deputetja Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca.
Adresimi para qytetarëve ndodh pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese e cila ka kërkuar që brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit, deputetët të përfundojnë procesin e zgjedhjes së udhëheqjes së Kuvendit dhe të fillojnë funksionimin e plotë të tij.
Seanca është thirrur të fillojë në ora 11:00, por mbetet të shihet nëse do të ketë zhvillime konkrete apo një tjetër dështim.