Autoritetet në Argjentinë kanë vënë në pranga tre persona në lidhje me vdekjen e këngëtarit të famshëm, Liam Payne. Ai ndërroi jetë më 16 tetor pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.

Prokurorët argjentinas thanë se një person që shoqëronte artistin u akuzua për braktisjen e tij, gjë që kontribuoi në vdekjen e ish-yllit të “One Direction”.

I njëjti person akuzohet se e ka bërë më të lehtë gjetjen e drogës për këngëtarin. Një punonjës hoteli dhe një person i tretë akuzohen gjithashtu për furnizim droge.

Autoritetet argjentinase po hetojnë ngjarjet e ndodhura në jetën e këngëtarit, pak ditë para se të vdiste. Përveç kësaj, shtëpia e tij në Buenos Aires u kontrollua nëntë herë ndërsa të dhënat nga laptopi i tij i thyer dhe pajisjet e tjera të sekuestruara vazhdojnë të mblidhen.

Payne, ishte një nga emrat më të njohur të muzikës pop që kur u shfaq në “X Factor”. Fama e tij u rrit me pjesëmarrjen në grupin e djemve “One Direction” në vitet 2010.