6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Pas “thumbave” të verës së shkuar, Ledri dhe Dafina bëhen “bashkë” nga Luiz Ejlli

- Advertisement -

Marrëdhënia e Ledrit dhe Dafinës mori një “goditje” të madhe gjatë verës që lamë pas, teksa ish-cifti, pas disa viteve që ishin në raporte të mira, si në jetën personale dhe në muzikë, vendosën të “thumbonin” njëri-tjetrin me komente në rrjetet sociale, më pas “zënka” derivoi për tek partnerja Ledrit, Sara dhe si përfundim sot (me aq sa dimë ne) nuk janë më miq. Megjithatë së fundmi bashkë ata i ka bërë askush tjetër përvecse Luiz Ejlli, i cili mbrëmjen e djeshme ka publikuar dy InstaStory, njëra pas tjetës, ku shfaqet fillimisht me Duffyn dhe më pas, me reperin e njohur.

Kështu, fituesi i “BBVIP” postoi një foto me Dafinën ku e quajti “Më të mirën n’vend”, ndërsa një orë më vonë hodhi një video me Ledrin, ku shfaqeshin duke qeshur bashkë:

Pas "thumbave" të verës së shkuar, Ledri dhe Dafina

Pas "thumbave" të verës së shkuar, Ledri dhe Dafina

Pra, sic mund ta kuptoni Luizi i ka bërë bashkë, pas zënkës ë famshme, në Instagram-in e tij, por ndoshta jo në jetën reale sepse duhen marrë parasysh disa teorira në lidhje me postimet e Ejllit. Ata mund të kenë qenë të gjithë në të njejtin vend, ambient apo koncert, cka tregon se në fakt edhe pse publikisht nuk kanë më raport me njëri-tjetrin, në fakt në prapaskenë vazhdojnë të jenë miq, por gjithsesi kjo teori ka shumë pak gjasa të jetë e vërtetë.

Ndoshta Luizi ka qenë me ta në ambiente të ndryshme dhe thjesht (rastësisht ose jo) i ka publikuar pas njëri tjetrit në Instagram. Po ashtu mund të kenë qenë foto dhe video nga ditë të ndryshme dhe thjesht Ejlli ka vendosur që t’i bëjë bashkë për arsye të vetat (të trupit të tij personall).

Kemi edhe një teori tjetër, që po bëjnë një këngë bashkë, por kjo ka më pak gjasa të ndodhë se toria e parë sepse do të kishte pasur edhe “shenja” të tjera. Megjithatë derisa të mësojmë të vërtetën, le të kënaqemi me kaq sa kemi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit