Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, pas thirrjeve të veteranëve.
Deputeti Bekim Haxhiu e ka dhënë lajmin para veteranëve të cilët po qëndronin para dyerve të Kuvendit.
Kujtojmë se kryeministri Kurti i ka bërë ftesë zyrtare veteranëve për takim, ku pritet të mbahet nesër nga ora 9:00. Të njëjtit kanë pranuar ftesën.