1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Pas thashethemeve se ka nisur një lidhje me futbollistin 21-vjeçar Jude Bellingam reagon Kim Kardashian!

- Advertisement -

Ylli televiziv Kim Kardiashian ka folur për herë të parë publikisht rreth zërave që e shihnin atë në një marrëdhënie me Jude Bellingam. Modelja e cila ka zgjedhur anglezin si pjesë të imazhit të kompanisë së saj të veshjeve intime, pak kohë më parë çuditi të gjithë me fotot që publikoi nga grumbullimi i Real Madrid, ku shfaqej shumë e afërt me 21-vjeçarin.

Por e ftuar në një emision televiziv, miliarderja ka hedhur poshtë idenë e një lidhje me futbollistin anglez, duke shtuar se fëmijët e saj ndoshta do ta dëshironin një gjë të tillë. “Kjo nuk është ajo që dua unë. Është në fakt për të qeshur pasi fëmijët e mi mundohen të më bindin duke më thënë se janë gati, por nuk jam unë! Ata janë shumë të veçantë. Ata vijnë në shtëpi dhe bëjnë lista. Saint do që unë të lidhem me një basketbollist apo futbollist me çdo kusht. Dhe unë u them: Ah sikur ju ta dinit…”-tha duke qeshur Kim duke aluduar për lidhjet e shumta me sportistë në të kaluarën e saj.

Rikujtojmë se Kardashian ka zyrtarisht në duar një tjetër aktivitet të njërit prej fëmijëve të saj. Themeluesja e “Skims”, 43-vjeçe, zbuloi se ajo ‘më në fund’ e lejoi atë dhe djalin 8-vjeçar të Kanye West, Saint, të krijonte një kanal në YouTube.  Por, ajo nuk e miratoi këtë pa i shtuar më parë disa rregulla. Kim bëri me dije në rrjete sociale se Saint iu lejua të bashkohej në YouTube ‘pas nënshkrimit të një kontrate të gjerë’.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit