Home Lajme Pas takimit në Bruksel, Lajçak dhe Escobar diskutojnë hapat e takimit të ardhshëm

Pas takimit në Bruksel, Lajçak dhe Escobar diskutojnë hapat e takimit të ardhshëm

0
Pas takimit në Bruksel, Lajçak dhe Escobar diskutojnë hapat e takimit të ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve. Pas këtij takimi, Lajçak dhe Escobar kanë bërë të ditur se janë duke koordinuar takimin e radhës që pritet të mbahet në mars.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë diskutuar për koordinimin e hapave të ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit të së hënës në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Lajçak përmes një postimi në Twitter.

“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, zëvëndësasistenti Escobar dhe unë u ulëm për të koordinuar hapat e ardhëm në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuam për rëndësinë e marrëveshjes për modalitetet e zbatimit dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të Dialogut”, ka shkruar ai.

 

Exit mobile version