25.9 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Pas takimit me Putinin, amerikanët i harruan 8 faqe me dokumente në printerin e hotelit-Ja çfarë shkruhej në to

- Advertisement -

Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë faqe dokumente në një printer që raportohet të jenë harruar nga pala amerikane.

Siç raporton mediumi NPR, dokumentet përmbanin vendndodhjet e sakta dhe oraret e takimeve të samitit por edhe numrat e telefonit të punonjësve të qeverisë amerikane.

Dokumentet thuhet se u gjeten nga tre mysafirë të hotelit, teksa faqja e parë e dokumenteve përfshinte emrat specifikë të dhomave brenda bazës në Anchorage ku janë mbajtur takimet e po ashtu tregonte se Trumpi kishte ndërmend t’i jepte Putinit një dhuratë ceremoniale, “Statujë tavoline me shqiponjën amerikane”.

Faqet 2 deri në 5 të dokumenteve listonin emrat dhe numrat e telefonit të tre anëtarëve të stafit amerikan, si dhe emrat e 13 liderëve shtetërorë amerikanë dhe rusë. Lista përmbante udhëzime fonetike për shqiptimin e të gjithë burrave rusë që priteshin në samit, duke përfshirë “Zoti President POO-tihn”, shkruan NPR.

Ndërsa faqet 6 dhe 7 të dokumenteve përshkruanin se si do të shërbehej dreka në samit dhe për kë. Një menu e përfshirë në dokument tregonte se dreka do të mbahej “në nder të ekselencës së tij Vladimir Putin”.

Një plan vendosjeje tregonte se Putini dhe Trumpi do të uleshin përballë njëri-tjetrit gjatë drekës. Trump do të ishte i shoqëruar nga gjashtë zyrtarë: Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Shefja e Stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles në të djathtën e tij, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe i Dërguari Special për Misionet e Paqes Steve Witkoff në të majtën e tij.

Kurse, sipas dokumenteve, Putini do të ulej menjëherë pranë Ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov, dhe Ndihmës së Presidentit për Politikën e Jashtme, Yuri Ushakov.

Të ngjashme

Të fundit