8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pas takimit me përfaqësues të mediave e të shoqërisë civile, AAK-ja organizon tryezë me një tjetër kategori

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka nisur një cikël takimesh me eksponentë të ndryshëm në shoqëri.

Pas takimit që AAK-ja e kishte me gazetarët dhe akterë të shoqërisë civile, tani kjo parti do të takojë përfaqësues të shoqatave nga lufta, të burgosurve politikë, të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-.

Më poshtë njoftimi i AAK-së.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kohë që ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Tryeza e tretë do të diskutojë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.

Tryeza mbahet këtë të hënë, më datë 24 korrik, ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit