Sot në Bruksel në ora 18:00 me orën lokale atje, dhe 19:00 në Kosovë, do të mbahet takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuyçiq, i thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, shkruan Reporteri.net.
Pas takimit trilateral, Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do të mbajë konferencë për media.
Kështu ka bërë të ditur në faqen zyrtare, Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.
Përveç tyre, pjesë e këtij takimi të nivelit të lartë do të jenë edhe I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.