13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Pas spekulimeve për ndarje nga Chris Martin, reagon Dakota Johnson

- Advertisement -

“Janë bashkë dhe të lumtur”- kështu deklaron asistenti i aktores për lidhjen e Dakota Johnson dhe Chris Martin.

Një ditë pasi qarkulluan lajmet se çifti ishte ndarë, një burim ka thënë për “People” se ylli i “Coldplay” dhe aktorja e “Fifty Shades of Grey” nuk janë ndarë. Asistenti i aktores lajmëroi publikisht se ata të dy janë “të lumtur së bashku”. “Ata kanë pasur ulje dhe ngritje, por tani janë rikthyer”. Po i njëjti burim përmend gjithashtu se çifti “po vazhdon fuqishëm përpara”.

Të premten, “Daily Mail” raportoi se Dakota Johnson dhe Chris Martin i dhanë fund lidhjes së tyre 7-vjeçare dhe e anuluan fejesën. Një burim tha se “Chris dhe Dakota janë përpjekur shumë gjatë muajve të fundit për ta bërë lidhjen e tyre të funksionojë. Ata gjithmonë do të kenë dashuri për njëri-tjetrin, por kanë arritur në përfundimin se marrëdhënia nuk mund të jetë më afatgjatë.”

Ata të dy janë njerëz të zënë, Chris ka qenë në Evropë me “Coldplay” dhe të dy kanë prioritete personale, pasione dhe angazhime pune që nuk ndërthuren natyrshëm me njëri-tjetrin. Ata donin që të funksiononte, por thjesht nuk ndodhi, dhe tani e kanë pranuar se është më e mira për të vazhduar më tej”, – shtoi më tej burimi.

Sipas raportimeve, në mars, Dakota Johnson dhe Chris Martin u fejuan. Mirëpo, ata nuk e bënë asnjëherë publike fejesën.

Kujtojmë se Chris Martin u martua me aktoren Gwyneth Paltrow, në vitin 2003 dhe u nda në vitin 2015. Chris dhe Gwyneth kanë dy fëmijë, Apple Martin dhe Moses Martin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit