3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Pas skandalit për përdhunim, aktorja Hiba Abouk fillon procedurat e ndarjes nga Hakimi

- Advertisement -

Aktorja Hiba Abouk ka nisur procedurat për t’u ndarë nga futbollisti i PSG-së, Achraf Hakimi.

Siç raporton ‘El Cierre Digital’, ky proces ka nisur javë më parë, pasi lidhja e tyre nuk ishte në momentin më të mire, pasi të dy kishin vizione të ndryshme për jetën. Futbollisti po hetohet për përdhunim të dyshuar të një gruaje 24-vjeçare.

Në çdo rast, ky episod nuk do të kishte qenë arsyeja që të paktën fillimisht Hiba Abouk të kishte vendosur të ndante rrugët me lojtarin maroken. Lojtari u pa dje në çmimet “The Best” me një qëndrim të relaksuar, i pa shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij, diçka që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Achraf, i hetuar për përdhunim të dyshuar

Futbollisti i PSG-së po hetohet për përdhunimin e dyshuar të një vajze 24-vjeçare në  Paris. “Më puthi gojën, më ngriti këmishën dhe më puthi gjoksin edhe pse i thashë jo. Në shtëpinë e tij gjërat filluan të dilnin jashtë kontrollit. Pavarësisht se i thashë se ‘Jo’ pa pushim, ai e kreu përdhunimin”, shpjegoi gruaja.

Kontakti i dyshuar, mes futbollistit dhe viktimës së dyshuar, ka nisur përmes rrjeteve sociale më 16 janar. Shkelja e supozuar ka ndodhur më 25 shkurt në shtëpinë e lojtarit.  Në kohën e përdhunimit të supozuar, gruaja dhe dy fëmijët e Achrafit ishin duke udhëtuar.

Avokati i Achrafit: “Akuzat janë të rreme”

Avokatja e lojtarit maroken, Fanny Colin, ka mohuar versionin e dyshuar të viktimës.  “Akuzat janë të rreme dhe futbollisti është i qetë dhe në dispozicion të drejtësisë”,- ka komentuar avokatja. Nga ana e tij, Paris Saint Germain, skuadra e tij aktuale, ka treguar publikisht mbështetjen e saj për futbollistin, në një deklaratë të botuar nga gazeta Le Parisien: “Klubi mbështet lojtarin, i cili i ka mohuar me vendosmëri akuzat dhe ka besim te drejtësia.”

Aktorja Hiba Abouk fillon procedurat e ndarjes nga marokeni Achraf Hakimi. Akuza

Asnjë lajm nga Hiba Abouk

Ende partnerja e lojtarit, Hiba Abouk, ka mbajtur një profil të matur publik orët e fundit.  Krejt e kundërta e lojtarit, i cili u pa mëdyshje në çmimet “The Best”. Postimi i tij i fundit në Instagram është i tre ditëve më parë. Në të ai shfaqet me dy fëmijët e tij në Dubai dhe shkruan tekstin e mëposhtëm: “Shton momente”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit