10.8 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

Pas sinjaleve nga ShBA, në Kosovë presin rifillimin e dialogut strategjik

- Advertisement -

Departamenti amerikan i Shtetit ka theksuar se shpreson që me qeverinë e re, të rifillojë dialogu strategjik.

Për të ndodhur kjo, u theksua se duhet të bëhen disa veprime konkrete.

Analistët në Kosovë vlerësojnë se ndërprerja e dialogut strategjik, është vetëm një mospajtim i çastit.

“Janë mosmarrëveshje të çastit, të cilat lindin mes aleatëve të natyrshëm, dhe Rikthimi i bashkëpunimeve është i vetëkuptueshëm me faktin se ju e keni pa që në strategjinë e Mbrojtjes dhe ligjin për buxhetin për 2026, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kushtojnë rëndësi të veçantë duke përfshirë Kosovën në atë projektligj i cili është i rëndësisë së veçantë. Besoj se institucionet e vendit do ta bëjnë punën e tyre duke rivënë kontaktet dhe duke qenë në nivelin e detyrës që të avancohet ky raport”, deklaroi analisti Selam Shkodra.

Shkodra deklaron se edhe institucionet e vendit, tashmë i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së ShBA-së për ngritje të kapaciteteve në aspektin e mbrojtjes.

“Shihet qartë d.m.th edhe programet e vazhdueshme për institucionet e sigurisë së Kosovës që janë duke vazhduar në ngritjen e kapaciteteve të tyre nga SHBA-të dhe aleatë të tjerë”

Ndërkaq, ish-diplomati Tomor Avdia, thekson se qeveria e re duhet ta ketë prioritet politikën e jashtme.

“Shteti ynë duhet të ketë parasysh tri prioritete; prioriteti i parë është krijimi i fazës së besueshmërisë në këtë projekt, plani i zbatueshmërisë, edhe konkretizimin në afatet e përcaktuara sipas planit të paraparë këto janë tre hapat që duhet të bëhen sa më shpejt, dhe uroj që ministri ynë i jashtëm i ri, të ketë prioritet këtë punë, dhe kjo është një nga çështjet më të rëndësishme që qeveria duhet të merret ekskluzivisht pas formimit dhe diplomacia jonë”, tha Avdia.

Pezullimi i dialogut strategjik kishte ndodhur për shkak të veprimeve të qeverisë së Kosovës në katër komunat veriore. /Tëvë1/

Të ngjashme

Të fundit