3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio

- Advertisement -

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa, “Park Kombëtar”. Ai e ka cilësuar këtë ngjarje si një ditë historike, teksa falënderon të gjithë personat që kontribuan.

Në Instagram-in e tij ai ka postuar njoftimin për këtë ngjarje të rëndësishme, duke shkruar:

Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”.

https://instagram.com/leonardodicaprio?igshid=YmMyMTA2M2Y=

E në këtë postim nuk kishin si të mungon komentet në shqip duke falenderuar DiCaprio-n për ndihmën e interesin e tij. Madje shumë prej tyre, mes batutës i kanë thënë se tani meriton pasaportë shqiptare.

Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar, çfarë do të thotë se nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cënon lumin Vjosa, përfshirë këtu edhe HEC-et që krijuan një debat të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtar.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit