2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Pas Senatit, republikanët e sigurojnë shumicën edhe në Dhomën e Përfaqësuesve

- Advertisement -

Republikanët e kanë siguruar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së, duke e zgjatur kontrollin e tyre në dhomën e ulët të Kongresit dhe duke arritur fitore të trefishtë pushteti në Uashington që mund t’i japë presidentit Donald Trump autoritet të gjerë për ta miratuar agjendën e vet legjislative.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” vlerësoi të mërkurën në mbrëmje se republikanët kishin fituar të paktë 2018 ulëse në institucionin me 435 anëtarë pas një fitoreje në Arizona, ku gara u shpall e mbyllur nga agjencia pas më shumë se një jave nga dita e zgjedhjeve dhe Trumpi bëri njoftime për emërime të tjera që shkaktuan valë shoku në Uashington, raporton gazeta “The Guardian”.

Fitorja në Arizona garanton që republikanët do të vazhdojnë të kenë ndikim të madh në çështje kyçe si financimi qeveritar, bisedimet për tavanin e borxhit publik dhe ndihmat e jashtme, përderisa i jep fund shpresës së demokratëve se dhoma e ulët e Kongresit do të mund të shërbente si bllokadë kundër agjendës së Trumpit.

Republikanët tashmë e kishin fituar Shtëpinë e Bardhë dhe e kishin rikthyer shumicën në Senat, prandaj fitorja në Dhomën e Përfaqësuesve ua ofron përbërësin e fundit në treshen e pushtetit. Edhe pse do të kenë shumicë të ngushtë, republikanët kanë sinjalizuar se do ta shfrytëzojnë maksimalisht pushtetin e trefishtë, kur përbërja e re e Kongresit ta fillojë punën në janar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit