Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një përmbledhje të samitit të djeshëm të Komunitetit Politik Europian që solli në Tiranë liderët nga kontinenti.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar sot Rama.
Liderët e 47 vendeve dhe organizatave europiane dje u pritën nga Rama si nikoqir.
Komuniteti Politik Europian i sivjetshëm u mblodh nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Temë kryesore e këtij samiti ishte siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës.
Samiti u mbajt në një kohë kur Ukraina dhe Rusia përpiqen për bisedime për paqe që nga ditët e para të konfliktit. Megjithatë, liderët europianë dje denoncuan mosgatishmërinë e presidentit rus Vladimir Putin për t’u angazhuar realisht për paqe në Ukrainë.