16.9 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Pas Salah, edhe Van Dijk do të rinovojë me Liverpoolin

- Advertisement -

Pas Mohamed Salah, një tjetër yll i Liverpool-it është gati të zgjatë qëndrimin në “Anfield”. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, kapiteni Virgil van Dijk do të nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me klubin, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Marrëveshja mes palëve është përfunduar tashmë, me të gjitha detajet e kontratës të miratuara edhe nga avokatët. Holandezi pritet të vendosë firmën e tij përpara përfundimit të këtij sezoni, duke i dhënë fund çdo spekulimi për të ardhmen e tij.

Ky rinovim do t’i shtojë edhe dy vite të tjera qëndrimit të Van Dijk te Liverpool-i, ku ai ka qenë shtyllë kryesore e mbrojtjes që prej transferimit nga Southampton në janar të vitit 2018.

Lajmi vjen menjëherë pas konfirmimit të zgjatjes së kontratës së Mohamed Salah, duke i dhënë fund një faze pasigurie për dy nga figurat më të rëndësishme të epokës moderne të klubit.

Të ngjashme

Të fundit