1 C
New York
Sunday, January 18, 2026

Buy now

Pas Roberto-s edhe Amarildo Bakaj fiton meçin/ Boksieri shqiptar e mposht kundërshtarin italian

- Advertisement -

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij profesioniste, duke mposhtur boksierin italian Francesco Morandi në një përballje të fortë dhe mjaft të luftuar, e zhvilluar në “BBC Arena” në Zvicër.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Bakajt pas vendimit të gjyqtarëve, pas një dueli që mbajti publikun në tension deri në fund, shkruan Indeksonline

Gjatë gjithë meçit, Amarildo Bakaj tregoi pjekuri në ring, disiplinë taktike dhe qëndrueshmëri fizike, duke kontrolluar ritmin e ndeshjes përballë një kundërshtari të vështirë si Morandi. Raund pas raundi, boksieri shqiptar u shfaq më i saktë në goditje dhe më i qartë në veprime, elementë që u reflektuan edhe në kartelat e gjyqtarëve.

Kjo fitore e radhës e mban Bakajn në rrugën e suksesit dhe i shtohet rekordit të tij pozitiv në boksin profesionist, duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme dhe ambiciet e tij për sfida edhe më të mëdha në të ardhmen. Paraqitja në “BBC Arena” dëshmoi se Amarildo Bakaj po fiton gjithnjë e më shumë përvojë dhe siguri në ring, duke u shndërruar në një emër serioz në skenën e boksit./Indeksonline/

 

Të ngjashme

Të fundit